Tre të vdekur, 189 raste të reja me Covid dhe 912 të vaksinuar

24 shkurt 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 189 raste të reja me Covid dhe janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 810 642 doza të vaksinës. Deri më sot 814 749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96 873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 2 628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 749. Në total numri i rasteve aktive është 2 996”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat amerikane mbërritën në Poloni. Në tokën e atij vendi…