Tre të vdekur, 41 raste të reja me Covid dhe 384 të vaksinuar
22 mars 2022
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona nga Covidi dhe janë raportuar 41 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës. Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 940 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191. Në total numri i rasteve aktive është 642”, ka njoftuar MSh-ja.