Tre të vdekur, 508 raste të reja dhe 1 mijë 278 të vaksinuar kundër Covidit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruat jetë tre persona dhe janë raportuar 508 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 1 mijë e 278 doza të vaksinës kundër Covid.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 804 256 doza të vaksinës. Deri më sot 811 804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 4 320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212 303. Në total numri i rasteve aktive është 8 685”, ka njoftuar MSh-ja.