Tre të vdekur dhe 1 593 raste të reja me Covid
31 janar 2022
| 14:58
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tri raste të vdekjes.
Po ashtu sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
Në total numri i rasteve aktive është 34.208.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19.