Tre të vdekur dhe 23 raste të reja me Covid
27 shtator 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë tre persona nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 23 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 591 persona.
“Nga 1 442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 349. Në total numri i rasteve aktive është 3 605”, ka njoftuar MSh-ja.