Tre të vdekur dhe 40 raste të reja me Covid në Kosovë

15 maj 2021 | 15:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja Covid-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria dhe Sllovenia kanë vendosuj flamuj të Izraelit krah flamujve…