Tre të vdekur dhe 55 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17 korrik 2020 | 11:06

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe tre qytetarë të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë rastet e reja kanë pësuar një ulje të ndjeshme ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 55 persona nga 431 teste të kryera.

“Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar. Një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson…