Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

09 tetor 2020 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për tre të vdekur dhe 69 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 61 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 16 050 raste nga 73 340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 159”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke bërë me dije se Prishtina prinë me raste të reja në nivel të komunave.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari sportiv në Kosovë, Shkumbin Pireva nëpërmjet një postimi në…