Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19
04 shtator 2020
| 15:06
119 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 në 24 orët e fundit, derisa janë shëruar 187 persona. Ndërsa tre persona e kanë humbur betejën me virusin Korona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.
(V.Z / Epoka e re)