Tre të vdekur në Duhël, Bali Muharremaj ngushëllon familjet

16 mars 2019 | 15:51

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti në Duhël, ku mbetën të vdekur tre të rinjë.

Muharremaj thotë se se të vdekurit janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

“Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.  3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura. Familjarëve ju shprehim ngushllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bali Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur…