Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë
21 gusht 2024
| 12:19
Një person i armatosur ka vrarë u tre persona dhe ka plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi ka qëlluar i tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” policia në kantonin Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi ka tentuar të bënte vetëvrasje, por është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most.