Tre trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

30 shtator 2023 | 14:21

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve.

Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.

Tëvë1.info ka provuar të kontaktojë me prokurorinë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa, nga IML i kanë thënë redaksisë se nuk mund të japin përgjigje, pasi janë kontaktuar nga prokuroria që të mos prononcohen.

Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë.

Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

Ky aksion i serbëve është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha…