Tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë të infektuar me Koronavirus
28 prill 2020
| 09:42
Forcat e armatosura të Sllovenisë konfirmuan se tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19. Ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim, theksohet në njoftim. Disa ditë më parë tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me Koronavirus.