Tre yje që nuk fikën kurrë

17 janar 2021 | 13:38

Ishte dimër që ngriu
shpirtrat tanë
Kristalet e acarta ngrijnë dhe pamjet
Nè ditën e 17 janarit
1982
Me të kuptuar lajmin
ogurzi
Mpiksi gjakun e çdo
shqiptari.

Synimet e pangopura
të bajlozit
Shtruan sofrën me
armiqtè tanë
Futë të zezë mbështollën zemrat e
atdhetarëve.

Serbosllavèt barbarè
gjak në sy
Në Gjermani shlyen
fluturimin tonë
Tinëzisht vranë
vëllezërit e një nëne
Jusuf e Bardhosh
Gervallën, Kadri Zekën
krah tyre.

Në gjakim për çlirim
kombëtar
Tre Lisat tanë rrënjësi
shqiptare
Plisa të bardhë mbi
vetulla burrash
Bashkarisht mblodhën
sytë e mërgatës.

E mjera Serbi e
ndertuar mbi
gënjeshtra, histori të
sajuara
Mendoi se mbylli
kopshtin nè dry

Duke mos e kuptuar
qëllimin e një gjakimi
Nga tre lisat e një fisi
të një gjaku
Lindi liria dhe një tokë
lulegjaku
Dy milion sy
shqiponjash morën fluturimin mbi
Dardani.

Valbona R.Hadri
17.Janar 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Mehmeti, shpall të pavlefshme ID-kartelen me numër RE-0156\14 e…