Tre yje të PSG-së rrezikojnë të mungojnë ndaj Realit

09 shkurt 2022 | 16:39

Që kur Nassser Al Khelaifi zbarkoi te PSG-ja, skuadra parisiene është bërë një nga favoritet çdo sezon për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi kampionët e Ligës 1 jo në pak raste kanë zhgënjyer. Këtë sezon shorti i ka vënë përballë Real Madridit që në fazën e parë me eliminim direkt, por tradita e dëmtimeve vijon t’i shqetësojë. Neymari, Paredesi dhe Ramosi janë në dyshim deri në çastet e fundit për duelin e parë.

Gjithçka filloi në sezonin 2012/2013, kur PSG-ja u përballë me Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, me Ancelottin në stol.

Trajneri italian nuk kishte në dispozicion Thiago Mottën dhe Matuidin, duke ua dhënë mundësinë katalanasve që të kalonin në raundin tjetër. Neymari është dëmtuar shpesh në fazën me eliminim direkt, duke ndikuar jo pak në ecurinë e ekipit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Sllovakisë të mërkurën ka miratuar një traktat për…