Tre yjet e Ballkanit transferohen në Turqi

23 gusht 2020 | 12:04

Tre yjet e skuadrës së Ballkanit, Jetmir Topalli, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha karrierën futbollistike do ta vazhdojnë në Turqi. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Me dëshirën time këta të tre luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension, por duhet t’i përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veç “ëndërr” , edhe nëse neve ndonjëherë nuk na bijën mirë”, ka shkruar Kabashi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kabashit:

Të 3 musketarët tanë
Pas shumë e shumë pyetjeve nga opinioni i gjerë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmërohem hapur.
Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën turke, gjata javës së ardhshme gjithçka do të dihet 100%.
Me dëshirën time këta të tre luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension, por duhet t’i përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veç “ëndërr” , edhe nëse neve ndonjëherë nuk na bijën mirë.
Me punë, vullnet e sinqeritet arrihet gjithçka
Faleminderit luana, padyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën
Ballkani shtëpi e talenteve

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar…