
Tre yjet e Cityt kërkohen nga Chelsea
Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly i ka idetë e qarta. Që të mposhtë kundërshtarët duhet në fillim t’iu marrësh lojtarët kryesorë dhe t’iu veshësh fanellën e skuadrës tënde.
Këtë po bën dhe Boehly, i cili ka menduar të bëjë “pazar” te Manchester City, ku përveç Raheem Sterling, kërkon edhe dy lojtarë të tjerë që mund të vihen nën urdhrat e Thomas Tuchel.
Sipas “Daily Mail” blutë po kërkoj gjithashtu edhe Oleksandr Zinchenkon dhe Nathan Aken nga kampionët e Anglisë. Ake është një ish- lojtar i Chelseat dhe “Blutë” po synojnë si holandezin ashtu edhe mbrojtësin ukrainas, pasi duhet të rindërtojnë katërshen e tyre.
Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë larguar, me Cesar Azpilicuetan dhe Marcos Alonson gjithashtu të etur për t’u larguar.
Boehly dhe trajneri Thomas Tuchel kanë diskutuar mundësinë e nënshkrimit të treshes, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të bindur skuadrën e Pep Guardiolës për të forcuar një nga kundërshtarët e tyre duke lejuar që të tre të bëjnë kërcimin në “Stamford Bridge”.