Tre yjet e Shqipërisë rrezikojnë mosparaqitjen ndaj Çekisë
Shqipëria nuk merr aspak lajme të mira në prag të ndeshjes së 12 tetorit ndaj Republikës Çeke. Disa legjionarë kanë pësuar dëmtime këtë periudhë, ku i fundit që “parkon” në infermieri është Myrto Uzuni.
Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në sfidën që Granada luajti kundër Bertis. Uzuni doli nga fusha në minutën e 39-të pasi e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen. A shfaqi probleme edhe në sfidën e fundit, por trajneri vendoste ta aktivizonte, por këtë herë muskujt e sulmuesit nuk mbajtën më.
Uzuni i bashkohet edhe dy lojtarëve të tjerë të dëmtuar, Sokol Cikalleshit dhe Ardian Ismajlit, të tre janë në dyshin për sfidën e 12 tetorit kundër Republikës Çeke. Lajmi i mirë është rikthimi i Armando Brojës, por ai ka luajtur shumë pak minuta, ndaj dhe nuk është ende në formën e tij optimale.