Tre zëvendësuesit potencialë të ten Hagut
29 shkurt 2024
| 15:33
Manchester Unitedi si duket ka filluar të mendojë për një të ardhme pa Erik ten Hagun.
Sipas gazetarit Rudy Galetti, janë tre emra në listën e pronarit të ri, Sir Jim Ratcliffe.
Dy ish-trajnerët e Chelseas, Antonio Conte dhe Thomas Tuchel po fliten si emra të mundshëm.
Ndërsa emri i tretë është një tjetër italian pos Contes, Roberto De Zerbi i Brightonit.