Tre zyrtarët e lartë të BE-së nesër vizitojnë Kosovën
27 shkurt 2018
| 12:58
Përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, nesër ( e mërkurë) do ta vizitojë Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mogherini në Kosovë do të qëndrojë bashkë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn.