Tregimi emocionues i Dybalas: E humba fanellën e Del Pieros për 10 euro
Paulo Dybala ka jetuar ditë të vështira, i prekur nga Covid-19. Pas konfirmimit pozitiv bashkë me partneren, ylli bardhezi përjetoi makthin e virusit të frikshëm, që ka gjunjëzuar mbarë globin.
Ai ka ditë të tëra i karantinuar në shtëpi, edhe nëse më e keqja është hedhur pas krahëve tashmë, siç tha vetë ai në një bashkëbisedim “live” përmes Instagramit me Alessandro Del Piero:
“Pas lajmit të keq, ne qëndruam në shtëpi, duke pritur që gjithçka të ikte. Unë kisha disa simptoma, Oriana i kishte ato më të shkurtra. Infektimi më pengoi të bëja disa gjëra, por ruajta qetësinë. Prej dy ditësh kemi qenë mirë dhe pa simptoma. Unë jam duke pritur për rezultatin e tamponit të radhës”.
Dybala i ka kaluar ditët i izoluar në Torino, larg futbollit dhe stërvitjes, për një muaj, si të gjithë shokët e tij bardhezinj. Natyrisht, i mungon shumë futbolli: “Do të doja të dilja, vetëm sa për të parë fushën; të isha me shokët e mi të skuadrës, të isha në dhomën e zhveshjes, të prekja topin. Më mungon i gjithë ai ambient. Ne kemi dëshirën, por nuk duhet të rrezikojmë të infektohemi përsëri”.
Argjentinasi, gjithashtu, tha se kishte provuar të blinte një bluzë të Del Pieros në një ankand në internet. Po ashtu, kujtoi herët e para në Serie A dhe sfidat kundër.
Samuel: “Doja të blija fanellën tuaj në internet, por e humba atë për vetëm 10 euro (i tha argjentinasi Del Pieros). Unë u zemërova shumë. Hera ime e parë në Serie A? Mbaj mend kur luaja kundër Samuelit, ai bëri 15 faulle ndaj meje…”.