Tregjet botërore të trazuara, ngritën shqetësimet për recesion
Tregjet e aksioneve në Evropë kanë pësuar rënie të enjten, pas një dite të trazuar në bursat amerikane dhe aziatike, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror.
Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të ShBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.
Të dhënat e dobëta nga Gjermania gjithashtu kanë ndikuar te investitorët.
Si rezultat, tre tregjet kryesore të aksioneve në ShBA dhe gjithashtu stoqet evropiane shënuan rënie.
Të enjten në mëngjes, shumica e tregjeve evropiane u stabilizuan, por më pas sërish shënuan rënie. Tregtia u ul me rreth 0.4 për qind, raporton “Rel”.
Lëvizjet në tregjet botërore janë interpretuar si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha.
Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme.