Tregjet e reja do të mirëmbahen nga “Prishtina Parking”

23 nëntor 2024 | 16:01

Një hapësirë prej 3 hektarësh në hyrje të Kodrës së Trimave, për pak kohë do të shndërrohet në një zonë tregjesh dhe jo vetëm.

Projekt ky që pritet të përfundojë deri në fundin e këtij viti dhe të jetë në funksion për tregtarët e qytetarët, raporton emisioni që i dedikohet kryeqytetit, “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Në fakt pos një parkingu përgjatë kësaj hapësire do të ketë vend për disa tregje, si të druve, kafshëve dhe veturave.

Ndaj edhe funksionimi i tyre në një vend do të bëhet me rotacion.

Komunarët e pohojnë që mënyra se si ka funksionuar tregu i kafshëve, përveç pamjes së shëmtuar, kanë munguar edhe kushtet bazike, njëjtë siç vazhdon tek i veturave aktualisht, ndaj mirëmbajtja e këtyre tregjeve do të bëhet nga ndërmarrja lokale “Prishtina Parking”.

Qytetarët dhe tregtarët i gëzohen këtij investimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roth ka konsideruar se pasivizimi i adresave të shqiptarëve nga…