Tregoleshi ndaj Kosovës, Haaland vendos rekord të ri
06 qershor 2024
| 16:51
Erling Haaland është mbreti i “hat-trick”-ave. Qendërsulmuesi norvegjez, i freskët nga shënimi i tre golave kundër Kosovës në miqësoren e mbrëmshme, tani ka arritur në 22 “hat-trick” në karrierën e tij për klubin dhe vendin.
Më shumë se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, duke konfirmuar se pavarësisht moshës 23 vjeçare, sulmuesi i Manchester City tashmë ka lënë gjurmë në futbollin ndërkombëtar. Këtë e nënvizon portali i të dhënave dhe statistikave Squawka.