Tregtarët mbyllin dyqanet në Mitrovicën e Veriut

01 korrik 2019 | 11:18

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë.

Shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100 për qind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Mitrovica e Veriut thotë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produktet e qumështit, miellit, vajit si dhe produkte tjera.

Radosh Petroviq, një përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës në një deklaratë për “Radio Evropa e Lirë”, ka thënë se shitoret janë mbyllur për shkak të taksës dhe pamundësisë së biznesmenëve nga Kosova veriore për t’u marrë me aktivitetet e tyre.

Ai nuk bërë me dije se deri kur do të jenë të mbyllura dyqanet, duke thënë se “kjo varet nga situata në terren”.

“Mungesa është vërejtur gjatë shtatë muajve të fundit, por sot ka ndodhur kolaps i plotë, të gjitha shitoret janë mbyllur, edhe ato ushqimore, dhe në shenjë solidariteti janë mbyllur edhe të gjitha shitoret tjera”, ka thënë Petroviqi.

Siç ka thënë ai, furrat e bukës do të punojnë me kapacitet të reduktuar dhe buka do të dorëzohet vetëm në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshte.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/mitrovice-e-veriut-dyqane-/30029807.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku një person është…