Tregtonte mallra që përmbanin kanabis, arrestohet një 21-vjeçar në Tiranë
10 janar 2023
| 11:43
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin mallra të kontrabanduara me përbërje kanabisi.
Policia ka sekuestruar mallrat e kontrabanduara me përmbajtje të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit në dyqanin e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim, shkruan “Euronews.al”.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.