
Trejsi Sejdin me një look krejt ndryshe dhe veshje seksi
Në profilin zyrtar të modeles së njohur, Trejsi Sejdini, nuk mungojnë në asnjë moment fotografitë shumë seksi dhe provokuese.
Ish-missi komentohet shpesh për format e saj bombastike, të cilat nuk ngurron që t’i ekspozojë në rrjetet sociale.
Një ditë më parë “gangesterja” e Elbasanit ndau me 430 mijë ndjekësit e saj disa poza që menjëherë tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Ajo “ngriti temperaturat” me veshjen seksi që kishte zgjedhur.
Trejsi u shfaq e veshur me një palë xhinse të grisura dhe një kanotiere që i ekspozonte gjoksin. Madje edhe look-u i saj ishte krejt ndryshe nga çfarë jeni mësuar ta shikoni më parë.
Sejdini shihet me flokë të shkurtra dhe me balluke si dhe ngjyrë të kuqe. E siç ndodh zakonisht me postimet e saj, edhe këto poza u pëlqyen shumë nga ndjekësit, të cilët i thanë se e “dogji rrjetin”.