Trejsi Sejdini “çmend” ndjekësit për Shën Valentin
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me ndjekësit poza që i “vënë flakën” rrjetit. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në ditën e të dashuruarve.
Është fjala për ish-missin, Trejsi Sejdini, e cila me rastin e Shën Valentinit ka realizuar një set të ri fotografik.
Në fotot e publikuara në “Instagram”, Trejsi shfaqet e veshur me të kuqe, ku vendoste në pah format e saj trupore seksi, ngjyrë që simbolizon këtë ditë.
Ndërsa ditën e sotme, “gangsterja e Elbasanit” ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet me të brendshme të zeza, për të treguar se është beqare.
“Nga fotosesioni i djeshëm, por po e postoj sot sepse jam beqare”, janë fjalët që ka shkruar krahas kësaj poze. Në këtë mënyrë, bukuroshja zbuloi se nuk është në një lidhje dashurie.