Trembëdhjetë pakistanez vdesin nga zjarri në Jordani
02 dhjetor 2019
| 15:59
Trembëdhjetë shtetas pakistanezë, në mesin e tyre tetë fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një fermë në Jordani.
Autoritetet thanë se zjarri përfshiu ndërtesën ku qëndronin punëtorët dhe familjet e tyre në Shounan Jugore , një zonë rurale në perëndim të kryeqytetit Aman.
Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, kanë deklaruar zyrtarët e mbrojtjes civile.
Policia ka deklaruar se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Një zëdhënës i mbrojtjes civile tha se dy familje kanë jetuar në një banesë të improvizuar për punëtorët imigrantë.
Mijëra punëtorë migrantë janë të punësuar nga fermat private në Luginën e Jordanisë dhe shumë prej tyre janë të vendosur në strehimore të dobëta.