Trembëdhjetë trupa franceze vriten në Mali
Trembëdhjetë ushtarë francezë janë vrarë nga përplasja e dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër xhihadistëve në Mali, ka bërë me dije Zyra e presidentit francez.
Presidenti Emmanuel Macron, ka thënë se është “thellësisht i trishtuar nga incidenti”
“Këta 13 heronj kishin vetëm një qëllim: të na mbronin”, ka shkruar Macroni në llogarinë e vet në “Twitter”.
Franca ka dërguar mijëra trupa në Mali në vitin 2013, kur militantët islamikë kanë pushtuar territore të mëdha në veri të këtij vendi.
Ushtria e Malit e ka kthyer kontrollin e tyre, por pasiguria atje vazhdon, ndërsa dhuna është përhapur në vende të tjera të rajonit.
Franca ka tani 4 500 trupa të vendosura në Mali, Mauritani, Niger, Burkina Faso dhe Çad, që i ndihmojnë forcat lokale në luftën kundër militantëve islamikë. Hetimet për incidentin e fundit kanë nisur.