‘Trembet’ Roma, Mourinho dëshiron dyshen fantastike te Fenerbahce
03 qershor 2024
| 11:43
Jose Mourinho është gati për të nisur një eksperiencë të re, tashmë në Turqi.
Tekniku portugez është zyrtarizuar në krye të Fenerbahces, ndërsa sipas raportimeve të medieve italiane ai do të nisë menjëherë nga puna, duke ditur se me merkaton e verës ka mundësinë të afrojë lojtarët që dëshiron.
Aziz Yildirim, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Fenerbahces, ka zbuluar disa nga objektivat e “Special One”: “Mourinho dëshiron Romelu Lukakun dhe Paulo Dybalan. Talisca dhe Sorloth po ashtu trajneri dëshiron që t’i ketë në ekip. Tani klubi duhet të nisë nga puna për të realizuar sa të mundet dëshirat e trajnerit”.