Trendafilova: Gjykata Speciale nuk është etnike
Ekaterina Trendafilova ka marrë mandatin e dytë si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës në nëntor të vitit 2020.
Për sukseset e korrura në mandatin e parë dhe synimet për mandatin e ri, Trendafilova ka folur për “Klan Kosova”, ku ka numëruar një mori çështjesh, përfshirë trysnin e deklaruar nga vet ajo ndaj këtij institucioni, kërkesat për zhvendosjen e saj në Kosovë, rrjedhjen e dosjeve në fund të vitit të kaluar, arrestimet e deri tek nisja e proceseve gjyqësore.
Ajo ka pohuar se Gjykata Speciale nuk është gjykatë etnike. “Do të doja të theksoja se viktimat e identifikuara në aktakuzat aktuale janë nga shumëllojshmëri prejardhjesh dhe etnish. Me fjalë të tjera, llojllojshmëria e prejardhjes së viktimave tregon më tej se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk janë një ‘gjykatë etnike’”, ka thënë ajo.
Linku i intervistës së plotë: https://klankosova.tv/ekskluzive-kryetarja-e-speciales-gjykata-seshte-etnike-viktimat-jane-me-llojllojshmeri-prejardhjesh-dhe-etnish/.