Trendafilova sot në Gjilan mban takim me përfaqësues të shoqërisë civile

04 korrik 2022 | 08:42

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

“Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të japë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Takimi do të mbahet online, me fillim nga ora 10:00-11:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Andrew Dickson / The Guardian Thuhet: mos i tako…