Trendafilova sot tregon zhvillimet e fundit publike të procedurave në Gjykatën Speciale

12 nëntor 2024 | 08:34

Kryetarja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.

Ajo këtë pritet ta bëjë përmes platformës Zoom nga ora 15:00.

Trendafilova ishte për vizitë në Kosovë muajin e kaluar. Ajo u takua me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’u dhënë informata në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, sot prezanton kandidatët…