Trendafilova thotë se Specialja është e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se janë të fokusuar shumë në mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Edhe aktgjykimi më i mirë gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim merret në kurriz të njerëzve”, ka pohuar Trendafilova gjatë konferencës të mbajtur sot në Prishtinë.
Ajo shpreson që Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe shtoi se pikërisht është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, me seli në Hagë, është krijuar.
Trendafilova po ashtu shtoi se nuk e di nëse Prokuroria e Specializuar ka në plan që të ngrehë akuza ndaj personave të tjerë.
Sa i përket përfundimit të mandatit të kësaj gjykate, Trendafilova u shpreh: “Mandati do të përfundojë sapo Këshilli i Evropës të njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat e dala prej tyre do të përfundojnë”.