Trendi i ri pas karantinës
Pas tre muajsh izolim, fokusi ynë kryesor nuk ka qenë veshja, moda apo trendet e fundit dhe kjo për shkak të izolimit e të ankthit social që kushtëzon dëshirat tona.
Me lirimin e masave bllokuese, të gjithë dëshirojmë që daljet në publik t’i bëjmë në formën më të mirë të mundëshme!
“Unë mendoj se do të shohim një rilindje në stilin e të veshurit. Njerëzit mezi presin të kenë një arsye për të dalë përsëri jashtë”, u shpreh Chrisman Campbell, një historiane e modës.
Ajo tha se ky moment i vështirë për jetën njerëzore në të gjithë botën, mund të krijojë stilin e ardhshëm për modelimin e veshjeve për njerëzit.
Me sa duket, ne do t’u themi mirupafshim thonjve të gjatë tek femrat dhe mjekrave të dendura tek meshkujt dhe e gjithë kjo për shkaqe higjienike.
Trendi i momentit, i imponuar edhe për shkak të kushteve higjieno-sanitare, që kompanitë e modës kanë zgjedhur të ndjekin për të mos falimentuar është krijimi i maskave të fytyrës.
Ato janë stiluar me ngjyra të ndryshme dhe me dizajne tepër moderne e kreative, pasi çdo njëri të nxitet për t’i mbajtur ato me dëshirë dhe jo t’jetë diçka që i privon nga të dukurit stil.