Trendi i rritjes së kamatave bankare, alarm për bizneset dhe ekonominë
Shkruan: Safet Gërxhaliu
Trendi i rritjes së kamatave bankare, në Kosovë, vjen si rezultat i pasigurisë së disa faktorëve, e në veçanti në këtë rast kur BQK-ja nuk ka menxhament adekuat që i avancon politikat dhe rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.
Tani BQK-ja nuk ka guvernator dhe zëvendësguvernator të zgjedhur, në këtë kohë kur rreziqet në nivel global janë në rritje si rezultat i shumë problemeve gjeopolitike, kur kemi rënie të tregjeve financiare, kriza në bankat evropiane dhe botërore, rritja e inflacionit, rritjet e normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), që ka shkuar mbi 3.5 për qind e që ndikon në mënyrë zinxhirore në rritjen e normës së interesit kreditor.
Ndërkaq Kosova po eksperimenton me institucionin kryesor dhe kyq financiar në këtë rast edhe me BQK-në e për pasojë do të mund të kemi rrezik operacional kreditor, rrezik të likuiditetit dhe rrezik të tregut, për sektorin bankar e që kjo në masë të madhe të ketë efekt direkt në rritjen e normave të interesit të rritjes së kredive në sektorin financiar.
Përveq kësaj edhe rreziqet e më poshtme do të afektojnë në rritjen e normave të kredive.
Mosfunskionimi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, që identifikon bartjen e pronave të hipotekave është një sfidë, e cila prek dhe rëndon sistemin bankar në vend, e në veçanti një problem i madh është mos pranimi i objekteve ndërtimore së i përket çëshjtes teknike, ku sot bizneset dhe qytetarët nuk i kanë pronat në emër të tyre dhe nuk mund t’i përdorin si kolateral për të marrë kredi në sistemin financiar në vend.
Një problem tjetër është tek gjykatat e Kosovës dhe burokracia që i ka kapluar ato, ku kemi dosjet që flejnë me vite në sirtarin e tyre dhe mostrajtimi i tyre në kohë krijojnë pasiguri juridike për sistemin e finaciar në vend.
Mungesa e stablitetit politik në vend dhe problemet interne në veçanti mungesa e dialogut të mirfilltë e parnteritetit publiko-privat krijojnë pasiguri për sektorin financiar që ndikon në rritjen e normave të kamatave bankare që janë shqetëuese e që ka kanë arritur në 7 për qind.
Nëse vazhdon me këtë ritëm të mosreflektimit institucional do të kemi vazhdim të rritjeve të normave dhe do të ketë afektim direkt tek bizneset dhe qytetarët e Kosovës, kur këtij aktualiteti i shtohet edhe (pa)siguria kibernetike që është një nga çështjet shumë të rëndësishme të sistemin bankar, kur dihet se sot sistemi bankar çdo herë e më shumë ndeshet me sulme kibernetike dhe shpesh me mundësi për pasoja.
Duhet që urgjentisht institucionet vendore t’i adresojnë këto sfida dhe të veprojnë në këtë drejtim, pasi që nëse rast të mos veprimit të institucioneve të Kosovës, qytetarët dhe bizneset do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjate.