![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Covid-Party.jpg)
Trendin më të ri “Covid Party”/ Në radhë për t’u infektuar, që të bëhen imunë!
“Covid Party” për të infektuar dhe për të zhvilluar antitrupat. Kjo është moda më e fundit e çmendur që vjen nga Amerika, ku autoritetet kanë ngritur alarmin. Ata që festojnë përzihen me të sëmurët, pra ata që janë pozitivë me Covid-19, në mënyrë që të infektohen dhe të jenë në gjendje të zhvillojnë antitrupa dhe pastaj të jenë në gjendje të vazhdojnë jetën e tyre të qetë.
Mediat vendase sqarojnë se po përhapet kryesisht në Uashington, vendi që pati shpërthimin e parë të pandemisë në SHBA, ku janë regjistruar mbi 15.000 të infektuar dhe kanë janë shënuar mbi 834 viktima nga virusi.
“Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme të ekspozosh qëllimisht veten ndaj një infeksioni është e rrezikshme për ata që e bëjnë dhe për të tjerët”, thotë ekspertja e shëndetësisë Meghan DeBolt.
Në fakt, ideja për t’u infektuar me qëllim nuk është një praktikë e re në Amerikë. Në të kaluarën, shumë prindër i mbanin fëmijët e tyre në të ashtuquajturat “festat e lisë së dhenve”, për t’i sjellë ata në kontakt me fëmijët e tjerë që kishin sëmundjen.
Ideja e “festave Covid-19” filloi të përhapej sidomos pasi autoritetet shëndetësore në të gjithë botën filluan të marrin në konsideratë idenë e pasaportave të imunitetit, dokumenti që do të vërtetonte mungesën e rrezikut të infektimit të personit që e zotëron atë. Dhe kjo lejon persona që kanë dalë të infektuar dhe më pas janë shëruar të udhëtojnë ose të kthehen në punë më shpejt.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) këshillon të rinjtë kundër kësaj ideje, pasi në shumicën e rasteve e kalojnë sëmundjen në shtëpi, por mund të infektojnë familjarët apo të afërmit e tyre që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe janë më të prekur nga virusi.
Burimi: https://www.ilmessaggero.it/mondo/covid_party_cosa_sono_contagio_news_ultime_notizie-5217751.html