“Treni bullgar” edhe në Sllatinë, nënshkrimet nuk përputhen me votat në kuti

10 shkurt 2025 | 22:17

Vegim Ymeri, komisioner në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se ‘treni bullgar’ ka ekzistuar edhe në Sllatinë.

Sipas tij, ka pasur mospërputhje të nënshkrimeve me votat në kuti, teksa shton se këtë do e paraqes edhe në Prokurori, transmeton Klankosova.tv.

“”Treni bullgar” edhe në Sllatinë. Mospërputhja e nënshkrimeve me votat në kuti, është tregues i qarteë për këtë dukuri. Shqetësimet dhe faktet lidhur me këtë dukuri do t’i paraqes para prokurorisë publike”.

“E vetmja mënyrë për me fitu, sepse në kushte normale, njerëzit normal, nuk rreshtohen pas analfabeteve dhe personave me probleme psiqike. Nuk rreshtohen as pas dhunuesve, dhe atyre që kanë tentu me dhunu. Ani pse tash disa “dëshmitar” të atij tentim-dhunimi janë bërë bashkë, kjo nuk iu zgjatë shumë, sepse e keqja ka me i çu peshë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit…