
‘Treni bullgar’, ironizon Ramadani: LV-ja shpejt e realizoi premtimin, linjë e rregullt Kosovë-Bullgari
16 shkurt 2025
| 16:24
Tashmë janë ngritur shumë dyshime se është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Zyrtarisht PDK-ja dhe LDK-ja kanë ftuar prokurorinë e shtetit që të hetohen këto raste, pasi dyshohet se partia në pushtet përdori metoda për të shtrembëruar vullnetin politik të qytetarëve.
Analisti politik Shkodran Ramadani, ka ironizuar keq me premtimet e Kurtit, për linjë hekurudhore Prishtinë-Gjilan.
Ramadani ka thënë se LV-ja e ka mbajtur premtimin.
“E paskan sjellë ‘trenin bullgar’ në Gjako dhe Shtime. Linjë e rregullt Kosovë – Bullgari me ‘tren bullgar’, fjala e fundit e teknologjise”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.