Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia thotë se ajo ka pësuar lëndime të rënda
26 mars 2024
| 17:46
Treni ka goditur sot një këmbësore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha e këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti për “Express”.