Treni ndan në mes kamionin, 2 persona në gjendje të rëndë
23 dhjetor 2022
| 08:22
Një aksident i rëndëështë shënuar në Tenesi të SHBA-së ditën e djeshme. Një tren u përplas me një kamion që kishte bllokuar rrugën. Pas përplasjes me kamionin, treni ka dalë nga shinat, më konkretisht tre lokomotiva njëra pas tjetrës janë përplasur, duke lënë të lënduar rëndë 2 persona.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një shofer tjetër, i cili thotë se vrapoi për të parë nëse të gjithë ishin mirë, kapi gjithë momentin e aksidentit me video. Ky është momenti kur treni godet automjetin që mbante një tra të madh betoni duke shkaktuar një dalje nga shinat.