Treni në Japoni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje
Kompania hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një tren është larguar nga stacioni 25 sekonda më herët, duke shënuar rastin e dytë të këtij lloji brenda një muaji.
Operatori ka thënë se “është i pafalshëm shqetësimi i madh që u kemi shkaktuar klientëve tanë”.
Sipas “Japan Today”, drejtuesi i trenit ka menduar se është dashur të largohet nga stacioni Notogawa në orën 7:11 në vend terminit 7:12.
Pasi ngasësi ka mbyllur dyert një minutë më herët ai ka kuptuar gabimin e tij duke u nisur drejt stacionit tjetër.
Meqë ai nuk ka parë udhëtarë të tjerë duke pritur është nisur duke arritur në stacionin e radhës 25 sekonda më herët.
Trenat japonezë njihen për një saktësi ekstreme prandaj disa persona kanë pritur ende trenin në fjalë.
Të njëjtit më pas janë ankuar te kompania e cila ka shfaqur shumë shpejt keqardhje për këtë lëshim. (Rel)