Treni vishet me simbolet e “Hello Kitty”-t
05 korrik 2018
| 12:07
Treni i plumbit “shinkansen” kushtuar “Hello Kitty”-t ka bërë “debutimin” në Japoni.
Me udhëtimin e parë ndërmjet Osakës dhe Fukuokës, me trenin rozë synohet tërheqja e sa më shumë turistëve. Treni plumb në fakt është shndërruar në një kënd lojërash, pasi edhe brenda tij gjithçka është modifikuar për t’i bërë reklamë personazhit “Hello Kitty”.