Trepça ’89 arrin fitore të çmendur ndaj Ballkanit

25 tetor 2020 | 16:01

Skuadra e Trepçës ’89 ka bërë një rikthim të çmendur në ndeshjen ndaj Ballkanit, pasi arriti që të shënon fitore në ndeshjen që po e humbiste me rezultat 0-3. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi 4-3.

Në minutën e 31-të, Nazmi Gripshi e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (0-1). Në fillim të pjesës së dytë Ermal Krasniqi realizoi për 0-2, kurse sulmuesi më i mirë aktualisht në Superligë, Mirlind Daku shënoi për 0-3.

Pavarësisht këtij rezultati, vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e parë nëpërmjet Sie, në minutën e 65-të. Dhjetë minuta me vonë, Rrahim Nimani shënoi për 2-3, kurse Sie e barazoi rezultatin në 3-3. Pavarësisht barazimit, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë edhe golin e katërt që i solli tri pikë. Golashënues në minutat shtesë ishte Bismarck.

Pas kësaj ndeshje, Trepça ’89 ka grumbulluar njëmbëdhjetë pikë dhe renditet e gjashta në renditjen tabelore, derisa Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e parë me 19 pikë.

SUPERLIGA

Trepça ’89 – Ballkani              4-3
Prishtina – Gjilani                   0-2
Drita – Drenica                        4-1
Llapi – Arbëria                         2-0
Besa – Feronikeli                     1-1

 

 

(Epoka e re)  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e…