Trepça ’89 barazon me Ferizajn, Drenica mposhti Dukagjinin 

15 shtator 2022 | 17:40

Të enjten janë zhvilluar dy ndeshjet e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça ‘89 në fund të shpëtoi nga humbja duke barazuar rezultatin ndaj Ferizajt (1-1), kurse Drenica e mposhti në Klinë, Dukagjinin (1-2). Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në pjesën e dytë golin e parë e shënuan mysafirët nëpërmjet Drilon Sadikut, në minutën e 81-të. Ndërsa vendasit barazuan me golin e Gashit në fund të ndeshjes. Xhiron e radhës e Trepça ‘89 luan kundër Dukagjinit, kurse Ferizaj e pret skuadrën kampione, Ballkanin. Në ndeshjen e tjetër, Drenica e mposhti Dukagjinin me rezultat 1-2. Bintsoukas shënoi golin e parë në minutën e 12-të, kurse në minutën e 39-të, Vojvoda e shënoi golin e dytë.

Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, Dukagjini e shënoi golin e parë nëpërmjet Otto John nga penalltia. Dukagjini do të luan si mysafir i Trepçës ’89 në vikend, kurse Drenica pret në shtëpi Prishtinën.

SUPERLIGA – Java 7

Dukagjini – Drenica       1-2
Trepça ’89 – Ferizaj       1-1
Drita – Gjilani                 4-1
Prishtina – Malisheva   4-2
Llapi – Ballkani (është shtyrë)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej një jave Thomas Tuchel është pushim. Ish-trajneri i…