Trepça ’89 bën një hap të madh drejt mbijetesës

05 korrik 2020 | 19:03

Në ndeshjen që u zhvillua të dielën mes Ferizajt dhe Trepçës ’89 u realizuan plotë shtatë gola, kurse fituese doli skuadra mysafire (2-5).

Arb Manaj shënoi dy gola, kurse nga një e shtuan Muja dhe Jashari nga penalltia dhe Ahmeti për skuadrën e Trepçës ’89, derisa për vendasit realizuan Kenan Orana dhe Nermin Hajdareviq. Duhet cekur se Ferizajt në këtë ndeshje iu përjashtuan me karton të kuq dy futbollistë Gentrit Halili (68) dhe Behar Bardhi (84).

Pas tri pikëve të reja, Trepça ’89 ka shtuar edhe më shumë gjasat për mbijetesë, duke u renditur në vendin e nëntë me 34 pikë, kurse Ferizaj është një pozitë me poshtë me 26 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambient i mirë dhe i bukur po bëhet edhe te…