Trepça ‘89 eliminon Prishtinën nga Kupa
10 shkurt 2019
| 17:59
Skuadra e Trepçës ’89 e ka befasuar skuadrën e Prishtinës, pasi e ka eliminuar nga gara e Kupës.
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta të ndeshjes çerekfinale Prishtina – Trepça ’89, përfunduan 0-0. Në penallti ishte Trepça ’89 më e saktë duke shënuar fitore 5-4.
Në gjysmëfinale të Kupës janë kualifikuar edhe Vëllaznimi, Ballkani dhe Feronikeli.
/Epoka e re/