Trepça ’89 fiton ndeshjen dramatike me Llapin
15 prill 2023
| 17:32
Trepça ’89 ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë të takimit e realizoi Ilir Krasniqi për vendasit në minutën e 25’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Abdulah Oyekanmi barazoi shifrat në 1-1. Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, në skenë doli Samir Sahiti, i cili me një gol nga penaltia në minutën e katërt të kohës shtesë, ia fitoi ndeshjen skuadrës mitrovicase.
Pasi e shënoi golin, Sahiti u përjashtua nga gjyqtari, pasi shkoi të festonte me tifozët në tribuna.
Trepça’89 pas fitores kalon në pozitën e shtatë me 33 pikë, teksa Llapi me 39 pikë.