Trepça ’89 frikë nga rënia prej Superligës: Kampionati nuk duhet të anulohet
Skuadra e Trepçës ‘89 ka reaguar lidhur me zërat për anulim të mundshëm të kampionatit. Sipas kësaj 89-shi do rrezikonte rënien nga liga, pasi gjendet në zonën e kuqe të renditjes tabelore.
Në reagimin e skuadrës mitrovicase, thuhet se përkrahin idenë e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për rifillim të kampionatit.
Reagimi i plotë i Trepçës ‘89:
Dashtë Zoti të kaloj kjo pandemi dhe t’i kthehemi realitetit. Përmes kësaj deklarate reagojmë me rastin e disa zërave se gjoja kampionati i Kosovës në futboll i ndërprerë për shkak të pandemisë COVID 19 të llogaritet si përfunduar me tabelën momentale ku siç dihet do të pësojnë klubet padrejtësisht. Janë në lojë edhe 33 pikë dhe shumëçka mund të ndryshoj si në kreun e tabelës ashtu te të rrezikuarit për rënie nga liga.
Përkrahim deklaratën e z. Batatina, i cili është i mendimit që kampionati të rifilloj e jo dikush ndoshta pa meritë e fiton kampionatin dhe rrezikimin për rënie nga liga ku siç dihet ka klube të cilat një jetë të tërë ja kanë kushtuar futbollit kosovar duke shpenzuar para te panevojshme.
Në këtë cenimi i rënies nga liga konkretisht edhe KF Trepça’89 rrezikohet padrejtësisht meqenëse vetëm në xhiron e fundit ka rënë një vend më poshtë saktësisht në pozitën që dërgon në një rang më të ulët. Ftojmë organet e FFK-së që të veproj konform situatës dhe të mos merr vendime të ngutura.
Presidenti i KF TREPÇA’89 FC
z. Abedin Zeka BEKI.